Youtop Video Search



Title:Tronditet qeveria, SHBA godet Ballukun? Politikani jep detajet, ku i mori Dumani vendimet?
Duration:48:04
Viewed:10,981
Published:17-11-2025
Source:Youtube

Altin Dumani po i afrohet fundit të mandatit si drejtues i SPAK në dhjetor, një periudhë që politika e kishte lexuar si fillimin e goditjeve të tjera ndaj emrave me peshë në qeveri. Sesioni i ri parlamentar për demokratët nisi me akuzat ndaj Edi Ramës për çështjen e zgjedhjeve, por vëmendja u përqendrua shpejt te numri dy i kabinetit, Belinda Balluku. Opozita pretendoi se kishte informacion se SPAK kishte firmosur marrjen e saj si të pandehur për tunelin e Llogarasë dhe se prokurori që po hetonte çështjen ishte nën presion. Në dalje publike, Dumani nuk i mohoi hetimet përkundrazi, pranoi se procedurat janë “në zhvillim”, duke lënë të hapur çdo skenar mbi vijimin e akuzave. Kjo deklaratë mjaftoi që tensioni politik të rritet edhe më tej. Balluku u paraqit në SPAK më 31 tetor, ku mori zyrtarisht njoftimin e akuzës për procedurat e tunelit. Që prej asaj dite, demokratët këmbëngulin se ajo duhet të largohet nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës. Pas disa muajsh pauzë, opozita u rikthye sot në protestë duke kërkuar dorëheqjen e Ballukut dhe Ramës, si edhe krijimin e një qeverie teknike. Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top" Autore dhe moderatore: Grida Duma Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopStory#GridaDuma#TopChannel

SHARE TO YOUR FRIENDS


Download Server 1


DOWNLOAD MP4

Download Server 2


DOWNLOAD MP4

Alternative Download :